Aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 terroristëve të tjerë për rastin e Banjskës
Foto:Laura Hasani

Aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 terroristëve të tjerë për rastin e Banjskës

Aktuale September 11, 2024 - 12:33

Pak ditë para se të bëhet një vit nga sulmi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër 45 personave që morën pjesë në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se kanë ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Në një konferencë për media të mërkurën, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, ka thënë se vonesat kanë ndodhur për shkak të pranimit të rezultateve të ekzaminimeve të kryera jashtë vendi.

Image

“Prokuroria Speciale ka kryer punë intensive disamujore në këtë rast të madh dhe kompleks. Pas përfundimit të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe duke u mbështetur në to ka ngritur aktakuzë kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast”, ka thënë Isufaj.

Image

Më 24 shtator të vitit të kaluar një grup i armatosur serb e pati sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Nga shkëmbimi i zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë, ndërkaq pjesa tjetër e grupit kishte ikur në drejtim të Serbisë. /Zëri