Haxhiu: Zyrtarë të shtetit me paga mbi 1000 euro u bënë milionerë me pallate në Kosovë e Shqipëri
Foto:Laura Hasani

Haxhiu: Zyrtarë të shtetit me paga mbi 1000 euro u bënë milionerë me pallate në Kosovë e Shqipëri

Aktuale September 11, 2024 - 11:45

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur pasi Qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, përmendi se ka zyrtarë të shtetit të cilët janë bërë milionerë vetëm me pagat e tyre mbi 1000 euro, raporton Zeri.info.

“Secili zyrtar që mund të ketë pagë 1000, 1400 ose 2000 euro nuk mund të krijojë pallate në Kosovë, në Shqipëri pa u përfshijë në afera korruptive. Në Kosovë kemi pasur zyrtarë që nuk kanë qenë në obligime financiare në banka, por, në anën tjetër, vetëm me paga të tyre janë bërë milionerë, kjo duhet të adresohet”, deklaroi Haxhiu në konferencë për media. /Zëri