Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën, e pathyeshme dhe s’mund të prishet nga askush
Aktuale
September 11, 2024 - 11:36
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në 23-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Haradinaj ka thënë se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.
Ai ka thënë se miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush.
“11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në 23-vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite. Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Haradinaj.