Kosova do t’i strehojë edhe 85 afganë
Aktuale
September 11, 2024 - 11:20
Kosova do të bëhet së shpejti shtëpi e përkohshme për 85 shtetas nga Afganistani.
Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e Qeverisë, ku ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla propozoi vendimin për strehimin e shtetasve afganë, duke u bazuar në vlerat tona në mbështetje të të drejtave njerëzore, mikpritjes dhe solidaritetit, raporton Zeri.info.
“Propozoj para jush ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për një grup të identifikuar prej 15 shtetasve afganë së bashku me anëtarët e familjes së tyre, në total 85 persona”, tha Sveçla.
Ky propozim mori miratimin e të gjithë anëtarëve të Qeverisë. /Zëri