Blerim Shala: Kombëtares së Kosovës i duhet një këndellje e madhe
Aktuale
September 11, 2024 - 10:43
Blerim Shala, analist dhe ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi ka komentuar gjendjen e Kombëtares së Kosovës në futboll.
Sipas Shalës, Kosova në futboll ka nevojë të këndellet.
Në shkrimin e tij të botuar në Klan Kosova Shala ka treguar se beson se Kosova mund të bëjë më tepër.
“Kosova mund dhe duhet të bëjë shumë më tepër në futboll, sepse ka potencial real të arrijë rezultate dhe suksese të cilat zatën u paralajmëruan në ato vitet e përbashkëta të Fadil Vokrrit dhe Bernard Challandes.
Kombëtares së Kosovës i duhet një këndellje e madhe, e cila do të jetë me siguri rezultat i një analize të thellë për shkaqet që sollën këtë rënie drastike dhe dëshpëruese të saj në vitet e fundit”, shkroi Shala.