Serbët protestojnë para Stacionit të Policisë në veri, kërkojnë lirimin e katër të arrestuarve
Foto: Kosovo-Online

Serbët protestojnë para Stacionit të Policisë në veri, kërkojnë lirimin e katër të arrestuarve

Aktuale September 11, 2024 - 10:40

Para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka nisur një protestë e serbëve lokalë, pas arrestimit të katër të rinjve serbë, të cilët në gjendje të dehur kishin sulmuar dhe fyer pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Protesta është organizuar nga partia e Aleksandar Aresnijeviqit dhe po kërkohet lirimi i katër të rinjve.

Image

Arsenijeviqi bashkë me nënkryetarin e partisë së tij, Stefan Veljkoviq, janë parë duke i prirë protestës dhe duke fishkëllyer bashkë me qytetarët e mbledhur.

Në protestë shihen edhe pankarta të ndryshme. Në një prej tyre shkruan “A është e shqetësuar BE-ja?”. /express

Image