Kurti: Kosova, në aleancë të fuqishme me SHBA-në
Foto: ZKM

Kurti: Kosova, në aleancë të fuqishme me SHBA-në

Aktuale September 11, 2024 - 10:35

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar sot partneritetin, aleancën dhe miqësinë e fuqishme në çdo aspekt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti këtë e ka thënë sot gjatë nderimit që ua ka bërë viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001 në kullat binjake në SHBA.

“Republika e Kosovës qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë përkujtimi dhe theksojmë partneritetin, aleancën dhe miqësinë tonë të fuqishme në çdo aspekt e në veçanti, në luftë kundër terrorizmit”, tha Kurti në deklaratën para mediave pas homazheve pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton” në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. /Zëri