Prokuroria Speciale thërret konferencë për media, pritet të ngrihet aktakuzë në rastin “Banjska”
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot pritet të mbajë konferencë për media në orën 12:00.
Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në sallën në katin VI, në objektin e PSRK-së.
“Ju njoftojmë se sot, 11 shtator 2024, duke filluar nga ora 12:00, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në sallën në katin VI, në objektin e PSRK-së, rr. ‘Luan Haradinaj’ Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Edhe pse në njoftim nuk bëhet e ditur se për çfarë pritet të mbahet konferenca, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësisë (IKD), Ehat Miftaraj, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “Me gjasë sot ngrihet aktakuza në rastin ‘Banjska’”.
“Me gjasë sot ngrihet aktakuza në rastin e Banjskës. Shpresojmë se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin në mënyrën më profesionale të mundshme”, shkroi Miftaraj.