Vazhdon faza e tretë e deratizimit, dezinsektimit dhe dezinfektimit, në ambientet e QMF-së në Drenas
Gjatë ditës së martë, është kryer faza e tretë e deratizimit, dezinsektimit dhe dezinfektimit, në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF).
Sipas një njoftimi nga komuna e Drenasit, procesi i deratizimit, dezinsektimit dhe dezinfektimit, ka për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës dhe përhapjes së infeksioneve të ndryshme.
“Ky veprim ka për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës dhe mirëmbajtjes së objekteve shëndetësore, si dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale është e përkushtuar për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
“Drejtoresha Lumnije Krapi ka theksuar se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është e përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në institucionin e kujdesit parësor shëndetësor të Komunës së Drenasit”, thuhet në njoftim.