Lajçaku thotë se Vuçiqi “ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve në Kosovë”

Lajçaku thotë se Vuçiqi “ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve në Kosovë”

Aktuale September 10, 2024 - 15:10

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që kishte sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçaku tha se takimi me Vuçiqin ishte në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, ndërsa tregoi edhe për shqetësimin që ka ngritur presidenti serb, transmeton Zeri.info.

“Ai ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve të Kosovës. Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në dialog”, shkroi Lajçaku në platformën “X”. /Zëri