Osmani në Poloni, ftohet në samitin global “Vital Voices Summit”
Foto:Laura Hasani

Osmani në Poloni, ftohet në samitin global “Vital Voices Summit”

Aktuale September 10, 2024 - 11:40

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni, për të marrë pjesë në samitin global “Vital Voices Summit”.

Presidenca ka njoftuar se në këtë samit presidentja Osmani do të jetë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”, nën moderimin e ambasadores Melanne Verveer, drejtore ekzekutive e institutit “Georgetown” për gratë, paqen dhe sigurinë, njëherësh ambasadorja e parë e SHBA-së për Çështjet Globale të Grave dhe Bashkëthemeluese e “Vital Voices”.

"Vital Voices", që nga themelimi i saj në vitin 1997, ka mbështetur drejtpërdrejt më shumë se 20.000 gra prijëse të ndryshimeve në 185 vende të botës dhe ka ndërtuar rrjetin më të fuqishëm global të grave lidere që angazhohen për një botë më të barabartë për të gjithë. /Zëri