Abdixhiku takohet me shefin e ri të BE-së, flasin për situatën politike në vend
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin janë pajtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm.
Në njoftimin për media të LDK-së thuhet se gjatë këtij takimi Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re, si dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik "Rruga e Re".
Abdixhiku po ashtu e falënderoi shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës.