Dedaj për zgjedhjet e 9 shkurtit: LVV-ja do të luftojë për vendin e tretë

Dedaj për zgjedhjet e 9 shkurtit: LVV-ja do të luftojë për vendin e tretë

Aktuale September 10, 2024 - 10:42

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka dhënë një parashikim në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Dedaj ka thënë se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të luftojë për vendin e tretë, pasi sipas tij kjo do të ndodhë në bazë të keqqeverisjes, korrupsionit e dështimit në diplomaci, transmeton Zeri.info.

“Lëvizja Vetëvendosje do të luftojë për vendin e tretë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në bazë të keqqeverisjes, korrupsionit, dështimeve dhe dëmtimit të diplomacisë dhe të partneritetit me SHBA-në dhe BE-në, kjo lëvizje populiste dhe autoritare, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të bjerë dukshëm dhe pritet të luftojë për vendin e tretë!”, është shprehur Dedaj.

Sipas tij, elektorati i Kosovës duhet të ndërgjegjësohet dhe të ndëshkojë përmes votës së lirë dhe demokratike, secilin subjekt politik i cili nuk i mban premtimet elektorale dhe e dëmton të ardhmen demokratike dhe euroatlantike të Kosovës. /Zëri