Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme ose përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e reshje të dendura shiu. Parashihen reshje mjaft intensive shiu të cilat mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje afatshkurtra. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale parashihet deri në 21 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe intensive lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme. Në mbrëmje reshjet dobësohet në Shqipëri dhe vazhdojnë në disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
E Mërkura sjellë përmirësim të motit, me vranësira e intervale kohore me diell. Mund të ketë ende ndonjë rigë shiu sidomos në viset lindore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Të Enjten më nxehtë, ndërsa cikloni tjetër afrohet gradualisht./MeteoBallkan