Provokimi i radhës i Dodikut: Përkujtohen “viktimat” e bombardimeve të NATO-s
Republika Serbe sot shënon “Ditën e Përkujtimit të viktimave të bombardimeve të NATO-s”, të cilat u kryen nga forcat e Aleancës nga 30 gushti deri më 14 shtator 1995, në territorin e Republikës Serbe, raportojnë mediat serbe.
“Askush nuk u mbajt përgjegjës për këto ‘krime’”, pretendon portali serb “kosovoonline”.
Dita e Përkujtimit të “Viktimave të Agresionit të NATO-s” në Republikën Serbe do të festohet sot në Ilixhën Lindore.
Që nga fundi i Luftës II Botërore, Jugosllavia ishte një shtet federal socialist i përbërë nga gjashtë republika: Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Prej vitit 1974, kishte edhe dy krahina autonome: Vojvodina dhe Kosova.
Në Kosovë shqiptarët përbënin 80% të popullsisë, ndërsa serbët pretendonin se Kosova ishte “djepi i Serbisë”. Në vitin 1989, Millosheviqi ia hoqi autonominë Kosovës. Tensionet etnike u shtuan. Kujt i takon Kosova? Pas dekadash rezistence paqësore nga shqiptarët, në vitin 1996, u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ajo ishte organizatë e armatosur që luftonte kundër reprezaljeve të Serbisë. Ushtria serbe kundërpërgjigjet me sulme masive. Në verën e vitit 1998 në Kosovë filloi lufta.
Vendet e huaja duhet të ndihmojnë për të gjetur një kompromis dhe për t’i dhënë fund luftës. SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania i ftojnë palët në negociata në Rambuje afër Parisit. Plani është të arrihet një marrëveshje e përkohshme për autonominë e Kosovës. Pas disa takimeve në Francë dhe një vizite përfundimtare të diplomatit amerikan Richard Holbrooke në Beograd, negociatat dështuan. Jugosllavia nuk dëshiron ta nënshkruajë marrëveshjen.