Tahiri: PDK-ja do të angazhohet që Kosova të ketë një qeverisje më të mirë
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se si parti politike do të angazhohen që Kosova të ketë qeveri të re, në krye me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Ai, po ashtu, ka thënë se hetimi i kontratave njëburimore, rasti i Astrit Deharit, janë çështje për të cilat do të angazhohen të themelohen.
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi si Grup Parlamentar për të mirën e vendit, shihet se këta tre vjet e gjysmë është bërë shumë pak për të ecur drejt zhvillimeve të duhura, kemi ngecje në punësim, arsim e shëndetësi. Nuk mund të kërkojmë që për 3 muaj të bëhet çka nuk është bërë për 3 vjet e gjysmë. Një qeveri e re, një kryeministër i ri, si Bedri Hamza, i jep drejtim të ri vendit. Hetimi i kontratave njëburimore, rasti i Astrit Deharit, janë çështje për të cilat ne do të angazhohemi të themelohen”, tha Tahiri.