“OneFor” dhe “Down Syndrome Kosova” nisin fushatën “Dhuro për shërbimet terapeutike mbështetëse”
“OneFor’ dhe shoqata “Down Syndrome Kosova” nënshkruan sot një marrëveshje për nisjen e një fushate të përbashkët.
“Për çdo llogari financiare digjitale të hapur, ‘OneFor’ angazhohet të dhurojë 2 euro. Fondet e grumbulluara do të përdoren për mbështetjen e shërbimeve terapeutike, sociale dhe aktiviteteve të tjera që shoqata ‘Down Syndrome Kosova’ organizon për personat me sindromën Down”, thuhet në njoftim.
“Shoqata ‘Down Syndrome Kosova’, në përputhje me misionin e saj për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down, punon çdo ditë me përkushtim për të ofruar shërbime terapeutike dhe sociale të domosdoshme për komunitetin. Këto shërbime janë thelbësore për zhvillimin e potencialit të personave me sindromë Down dhe përgatitjen e tyre për një jetesë të pavarur”.
Brenda qendrave të tyre ofrohen shërbime direkte për më shumë se 300 persona me sindromë Down, duke përfshirë të gjitha grup-moshat: fëmijë, të rinj dhe të rritur.
“Brenda pesë qendrave tona, ne si shoqatë ofrojmë shërbime direkte për më shumë se 300 persona me sindromë Down, përfshirë të gjitha grupmoshat: fëmijë, të rinj dhe të rritur. Në nivel vendi, Shoqata përfaqëson dhe mbron të drejtat e të gjithë komunitetit me sindromë Down”.
“Përderisa qëndrueshmëria e shërbimeve tona mbetet sfiduese për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme nga institucionet publike përkatëse, iniciativa si kjo dhe bashkëpunimi me ‘OneFor’ synojnë të sigurojnë vazhdimësinë e shërbimeve tona dhe të ofrojnë mbështetje të qëndrueshme dhe shumë të rëndësishme për personat me sindromë Down”.
“Kjo fushatë, përveç mbledhjes së fondeve, përcjell një mesazh të fuqishëm mbi përgjegjësinë sociale dhe përfshirjen e plotë të personave me sindromë Down në shoqëri”.