Përfundon rinovimi i sallës së Kuvendit, Konjufca shpreson për fillim të mbarë
Aktuale
September 09, 2024 - 12:59
Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ka përfunduar rinovimi i sallës plenare.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ai bëri të ditur se tashmë salla ka mikrofona të rinj dhe gjithçka tjetër në aspektin e teknikës është kompletuar.
“Risia është që ka përfunduar rinovimi i sallës plenare, çështje që ka hapur diskutim në të kaluarën. I kemi përmbyllur sa u përket pajisjeve të reja teknologjike, mikrofona të rinj e deri te regjia, të cilën e kemi kompletuar krejt në aspektin e teknikës. Shpresojmë të jetë fillim i mbarë sa i përket punës së Kuvendit”, tha Konjufca, njofton klankosova.