Mjekët në QKUK ia heqin 30-vjeçares gjilpërën nga fyti, i kishte depërtuar nëpër rrugët e frymëmarrjes
Aktuale
September 09, 2024 - 10:06
Një 30-vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj, gjilpërë.
Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e pacientes e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.
“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë ishte mobilizuar dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë apelon te qytetarët të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti.