Rama e nis mëngjesin me urimin për fëmijët që nisin shkollën
Aktuale
September 09, 2024 - 09:44
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e filloi me një urim për nxënësit që nisin vitin e ri shkollor.
Ai ndau një video në profilet e tij në rrjete sociale, përmes së cilës tregon se 350 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor, 28 mijë ulen për herë të parë në bankat shkollore dhe libra falas për 238 mijë prej tyre.
“Mirëmëngjesi dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur!”, shkroi kreu i Qeverisë shqiptare.