Nis viti i ri shkollor në Shqipëri, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Aktuale
September 09, 2024 - 08:25
350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar kanë nisur sot vitin e ri shkollor.
Rreth 238 mijë nxënës i përkasin ciklit 9-vjecar, prej të cilëve rreth 28 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Edhe këtë vit numri i nxënësve është në rënie. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin shkollor 2024-2025 janë 20 mijë nxënës më pak, ose 7,8% krahasuar me vitin 2023-2024 , ku 258 mijë nxënës ndoqën arsimin 9-vjeçar.
Nga viti 2014 deri në vitin 2024 numri i fëmijëve në ciklin 9-vjeçar ka pësuar rënie me 34,5%, ose 125 mijë më pak.