Parashikimi i motit në Shqipëri
Shërbimi Meteorologji Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht kthjellët më pas zhvillim të vranësirave, të cilat do të jenë mesatare dhe tëdendura. Duke filluar prej mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në jug të vendit.
Gradualisht reshjet fitojnë intensitet dhe shtrihen në pothuajse të gjithë territorin në formën e shtrëngatave të herëpashershme me shkarkesa elektrike si dhe rrebeshe të shpejta. Nëintervale afatshkurtra prezencë e breshrit kryesisht në relieve malore. Gjatë orëve të mesnatës në perëndim dhe në jug, në intervale të shkurtra kohore reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë dhe problematike.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3–8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era shfaqet intensive me shpejtësi 9–17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 17 në 35 gradë Celsius.