Bie temperaturat, sot priten riga shiu
Foto: Laura Hasani

Bie temperaturat, sot priten riga shiu

Aktuale September 09, 2024 - 07:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë mjaft dinamike dhe me rënie të temperaturave.

Sipas IHMK-së, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.