Vendimi për Calin, Specialja caktoi gjyqtarët por jo edhe seancën
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që kishte të bënte me lartësinë e dënimit prej 22 vjetësh burgim.
Rrjedhimisht e ka kthyer përsëri këtë çështje tek Apeli për ta shqyrtuar uljen e dënimit.
Lëvizja e radhës, ka qenë caktimi i panelit që do ta shqyrtojë këtë rast.
“Më 31 korrik, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për përcaktimin e ri të dënimit të z. Mustafa.Aktualisht, çështja ndodhet para Panelit të Apelit dhe ende nuk nuk është caktuar asnjë seancë. Nëse caktohet ndonjë seancë publike, ajo do të shpallet në faqen e internetit të DHSK-së,” thuhet nga Gjykata Speciale.
Ndërkohë, sipas avokatit të akredituar në Gjykatën Speciale, Taulant Hodaj kjo ka ndodhur për shkak se Gjykata ishte në pushim.
“Puna e afateve mendoj që është në kuadër të rregulloreve edhe pse nuk ka afate strikte se kur duhet të shqyrtohet por është cështje vetëm e lartësisë së dënimit kështu që nuk do i duhet shumë kohë dhomës së apelit që ta shqyrtoj dhe të marr një vendim por për shkak të pushimit që patën pastaj kur të fillojnë besoj që brenda një viti do të merret një vendim,” tha Hodaj.
E një avokat tjetër po thotë se ky hap i Gjykatës Supreme do të hap rrugë edhe për personat e tjerë në Hagë.
“Kjo praktikë nga gjykata supreme na jep të besojmë se nuk do të mund të ketë vendime të cilat nuk arsyetohen faktet vendimtare për fajësinë ose pafajësinë e tyre sepse pavarësisht që rasti është kthyer sa i përket dënimit, në brendësinë e tij jepen argumente që flasin edhe me vërtetimin e fajësisë ose jo”, deklaroi Florim Shefqetaj – avokat.
Nën akuzat për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë në dhjetor të 2022-s iu shqiptuan 26 vite burgim ish-komandantit të UÇK-së, Sali Musafa nga Gjykata Speciale në Hagë, dënim që vitin e kaluar iu ul për 4 vjet nga Apeli. Ndërkohë, vendimi i fundit i Supremes erdhi pasi ekipi mbrojtës bëri kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila u miratua nga Gjykata.