Valbonë: Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor nis operacion shpëtimi për gjetjen e një lituanezi
Aktuale
September 08, 2024 - 09:09
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nis një operacion të Kërkim- Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna.
Ata kanë deklaruar se është një person turist lituanez që ka dalë për bjeshkatari qysh me datën 5 ,dhe nuk është kthyer më në bujtinë.
Familjaret dhe banoret lokal pas shqetësimit për situatën e krijuar kanë kërkuar ndihmë për ta lokalizuar pasi që vonesa e tij dhe mos lajmërimi në telefon është jo e zakonshme. /klankosova