Krasniqi: 7 shtatori një moment historik, i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav
Aktuale
September 07, 2024 - 14:03
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Krasniqi ka thënë se kjo datë ka shënuar një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.
“Ky isht një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.