Osmani ushtarëve amerikanë që po vijnë në Kosovë:  Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Osmani ushtarëve amerikanë që po vijnë në Kosovë: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Aktuale September 07, 2024 - 13:30

Rreth 100 ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas.

Në një postim në X nga Misioni i SHBA-së në NATO thuhet se anëtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Idahos po vendosen jashtë shtetit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

“Këta shtetas-ushtarë do të trajnohen në Teksas, përpara se t’i bashkohen Operacionit Joint Guardian për një vit. Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën”, thuhet në postim.
Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani

“Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur! Ne jemi mirënjohës për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”, shkruan presidentja.