Në Podujevë zbulohet sot shtatorja e ish-presidentit Rugova, merr pjesë edhe Osmani
Foto: Laura Hasani

Në Podujevë zbulohet sot shtatorja e ish-presidentit Rugova, merr pjesë edhe Osmani

Aktuale September 07, 2024 - 08:07

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, sot Podujeva organizon ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ceremonia do të mbahet në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të vjetër të administratës komunale.

Zbulimi i shtatores fillon në orën 13:00. Në ceremoni do të marre pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani.