Mbyllet edhe Merdari, Gërvalla fton Perëndimin dhe NATO-n të parandalojnë Vuçiqin nga përshkallëzimi i mëtejshëm
Aktuale
September 07, 2024 - 00:49
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është mbyllur edhe pika kufitare e Merdarës.
Me këtë rast, ajo ka kërkuar nga shtetet perëndimore dhr nga NATO që të ndërhyjnë.
“Si pasojë e selektimit dhe kërcënimit racist të shqiptarëve nga bandat kriminale të Vuçiqit në bashkëpunim me policinë e Vuçiqit nëpër pikën kufitare të Kosovës në Merdarë, Kosova ka mbyllur edhe këtë pikë kufitare”.
“Ne i bëjmë thirrje urgjentisht ShBA-së, Turqisë, Gjermanisë, Francës dhe NATO-s që të ndërhyjnë për të parandaluar Vuçiqin nga përshkallëzimi i mëtejshëm” i situatës, ka thënë Gervalla.