Qeveria i hap rrugë zgjedhjes së Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale
Aktuale
September 06, 2024 - 23:28
Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike.
Përmes kësaj mbledhje, Qeveria i ka hapur rrugë zgjedhjes së Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”, thuhet tutje në komunikatën për media.