25-vjetori i Policisë, Tahiri i falenderon për shërbimin dhe sakrificën
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë dhe mbetet shtylla e shtetformimit.
"Për 25 vite, Policia e Kosovës ka qenë dhe mbetet shtylla e shtetformimit, gardiane e pavarësisë, sigurisë njerëzore dhe mbrojtëse e vlerave shtetërore", ka thënë Tahiri.
Ai ka shkruar edhe për brengat e policëve.
"Sot, duhet të kishte përgjigje konkrete për 5 pika: 1. Pagesën e orëve shtesë; 2. Pagesën e rrezikshmërisë; 3. Rritjën e vlerës së koeficientit të pagave; 4. Ligjin për Sigurimet Shëndetësore dhe për Sigurimin Jetësor dhe 5. Pensionimin e parakohshëm", ka theksuar Tahiri.