Më shumë gazetarë e kameramanë, sesa protestues serbë në Merdar
Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, është bllokuar në pjesën serbe pasditen e së premtes.
Dy vetura, njëra me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre shihen të vendosur në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Siç shihet edhe nga fotografitë e publikuara, aty vërehet se një numër i vogël i qytetarëve i janë përgjigjur thirrjeve për protestë, ndërsa “Zëri” ka raportuar se numër i vogël i protestuesve janë parë edhe në pikën e kalimit kufitarë në Jarinjë, ku deri tani situata është e qetë.
Siç është paralajmëruar, rrugët do të bllokohen edhe në dy pikat e tjera kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – Jarinje dhe Bërnjak – si dhe afër pikëkalimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kula.