Mes lotësh varroset atdhetari Ismajl Vishi, pjesëmarrës edhe Ali Ahmeti

Mes lotësh varroset atdhetari Ismajl Vishi, pjesëmarrës edhe Ali Ahmeti

Aktuale September 06, 2024 - 19:11

Atdhetarit Ismajl Vishi, i është dhënë lamtumira e fundit, mes lotësh në praninë e qindra pjesëmarrësve.

Vishi i cili vdiq në moshën 78-vjeçare, ka qenë veprimtar i hershëm i LPK-së.

Pas përfundimit të ceremonisë mortore me rite fetare, u fol për kontributin e madh që ai e dha, raporton EO.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili e quajti “hero të heshtur”.

“Kjo tokë, nga duart e bacit Ismail janë pajisur njësitet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka vend të Evropës që ky burrë me plis të bardh pa iu dridh çerpiku ka demonstru e protestu. Nuk ka vend në Zvicër që nuk ka shpërndarë literaturë anti-pushtuesit. Ky burrë ka vepruar i organizuar me shokë në drejtim të çlirimit të vendit, për të jetuar të lirë shqiptarët. Prandaj sot dheut të Kosovës po i japim ‘heroin e heshtur’ sepse sigurisht që pjesa dërrmuese nuk e dinë që Kosova është çliruar edhe në sajë të këtyre ‘heronjve të heshtur’”, tha Ahmeti.

Image