Vuçiqi “e informon” Botsan Kharchenkon për “provokimet e përditshme brutale” në Kosovë
Presidenti i Presidenti serb Alleksandar Vuçiq është takuar të premten me ambasadorin rus në Serbi Aleksandr Botsan-Kharchenko në Loznicë, në Serbinë perëndimore, për ta informuar atë për, siç thuhet, situatën në Kosovë dhe “provokimet dhe kërcënimet e përditshme të Prishtinës ndaj paqes dhe stabilitetit”.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, pas takimit, Vuçiqi ka thënë se me diplomatin rus ka diskutuar për “çështje të rëndësishme me rëndësi bilaterale dhe me interes për dy vendet tona”.
“Fillimisht e informova ambasadorin Botsan-Kharchenko për situatën në Kosovë e Metohi, provokimet e përditshme brutale, kërcënimet e përditshme ndaj paqes dhe stabilitetit dhe reagimin joefikas të të gjithë atyre të cilët ishin të përfshirë në dialog dhe duhet të kishin garantuar rezultatet e atij dialogu”, tha Vuçiqi.
Ai theksoi se e kishte njoftuar ambasadorin për peshën e pozitës së serbëve të Kosovës.
“Duket se kemi pasur mirëkuptim nga pala ruse për këtë çështje. Ne kemi diskutuar për të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, presim ndërtimin e një qendre dispeçer nga Hekurudhat Ruse. Presim bisedime të mëtejshme për shumë projektet energjetike dhe infrastrukturore”, deklaroi Vuçiqi. /klankosova