Mijëra kilometra larg vendlindjes së kapluar nga lufta, Nazari nga Ukraina nis mësimin në Kosovë

Mijëra kilometra larg vendlindjes së kapluar nga lufta, Nazari nga Ukraina nis mësimin në Kosovë

Aktuale September 06, 2024 - 18:05

Nazar Chaban, 10 vjeç nga Ukraina, nisi vitin e ri shkollor mijëra kilometra larg vendlindjes së tij.

Duke u larguar nga lufta, Nazar mbërriti në Kosovë vitin e kaluar me nënën e tij, Tetianën, me profesion gazetare, si pjesë e një programi për strehimin e gazetarëve ukrainas.

Ky program, përmes së cilit në Kosovë strehohen 13 gazetarë ukrainas, është iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës./REL