Rizvanolli në Greqi: Lëndët e para si litiumi, nuk duhet të sigurohen duke forcuar regjime autokratike e destabilizuese
Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Forumin e Energjisë së Evropës Juglindore (SEEF 2024), që po mbahet në Selanik të Greqisë.
Bëhet e ditur se ajo ishte pjesë e panelit ministror “Bashkëpunimi energjetik në Evropën Juglindore dhe rajoni i Mesdheut Lindor: Një kthim për sigurinë e energjisë në BE”, ku së bashku me homologët e saj nga Greqia, Theodore Skylakakis, Maqedonia e Veriut, Sanja Bozhinovska, atë të Bullgarisë, Vladimir Malinov dhe ministrin rumun, Sebastian Burduja, kanë diskutuar për bashkëpunimin energjetik në rajon.
Me këtë rast, mes tjerash, Rizvanolli ka theksuar se lëndët e para si litiumi, nuk mund të sigurohen duke forcuar regjime autokratike me tendenca për destabilizimin e rajonit.
Po ashtu, ajo ka vlerësuar se bashkëpunimi me partnerë me të cilët i ndajmë vlerat është tejet i rëndësishëm për sigurinë e energjisë të rajonit.