Lajçaku takon edhe Shefin e ri të zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë
Emisarin special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak sot është takuar edhe me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Këtë e ka bërë të ditur vet Oravi përmes një postimi në platformën “X”, ish-Twitter, duke thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.
“Gëzohem që u takova sot me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Glad to meet today with EU Special Representative @MiroslavLajcak to discuss the latest political and security developments.
— Aivo Orav (@AivoOrav) September 6, 2024
As the EU Special Representative in Kosovo, I look forward to collaborating with all EU family actors to strengthen a #TeamEurope approach on the ground. pic.twitter.com/4m9ubd3Tq9