Boveni shkon në Mitrovicë për t’u informuar me situatën lokale
Aktuale
September 06, 2024 - 16:00
Ambasadorja e Holandës, Karin Boven, dje bëri vizitën e saj të parë në qytetin e Mitrovicës për t’u informuar me situatën lokale.
Me anë te një postimi nga ambasada në platformën X, bëhet e ditur se ajo shoqërohej nga Koordinatori i EULEX-it për veriun, Arno van der Pas dhe oficerja e Sigurisë dhe Stabilitetit të Ambasadës, Lirika Agusholli.