Osmani pas takimit me Fidanin: Diskutuam për potencialin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes
Aktuale
September 06, 2024 - 15:28
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje pas takimit që pati sot me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.
Osmani tha se në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, e ka falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Kosovën në çdo etapë e proces.
“Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit, duke përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë”.
“Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët!”, shkroi Osmani. /Zëri