Për herë të parë, Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Për herë të parë, Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Aktuale September 06, 2024 - 15:12

Policia e Kosovës sot ka mbushur 25 vjet nga themelimi i saj, ndërkaq për herë ka të kompozuar himnin dhe marshin.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e organizuar në 25-vjetorin e themelimit.

“Në këtë datë historike të themelimit, Policia e Kosovës tani për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin e Policisë, të cilat ekskluzivisht në këtë 25-vjetor do të publikohen dhe do të interpretohen”, tha Kelani.

Ai bëri të ditur se himni është kompozuar nga Valton Beqiri.