Osmani nis takimin me Fidanin
Foto:Laura Hasani

Osmani nis takimin me Fidanin

Aktuale September 06, 2024 - 13:47

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Kryediplomati turk është duke qëndruar në Kosovë, ku më herët ka takuar edhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla, ndërsa pas takimit me Osmanin, ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Në konferencën për media Fidani rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e Turqisë për Kosovën, në të gjitha fushat.

“Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por janë edhe vëllezërit dhe motrat tona. Lidhjet e palëkundura mes nesh t’i pasurojmë në marrëdhëniet tona dypalëshe në mënyrë më të mirë të mundshme. Qëllimi ynë është të sjellim një vizion strategjik gjithëpërfshirës në marrëdhëniet tona. Sigurinë, politikën, ekonominë i konsiderojmë tri shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë. Dialogu politik tashmë është në një nivel të shkëlqyer”, tha ai para gazetarëve në Prishtinë. /Zëri

Image

Image

Image