Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës
Aktuale
September 06, 2024 - 10:39
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë të premten në Prishtinë se ura e Ibrit duhet të hapet, por sipas tij kjo duhet të bëhet me koordinim me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
Këto deklarata Lajçaku i bëri pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi
“Diskutuam çështjen e urës së Ibrit dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-së është i mirënjohur, duhet të hapet, por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë Lajçaku para gazetarëve. /Zëri