Kryediplomati turk në Kosovë, takohet me Kurtin

Kryediplomati turk në Kosovë, takohet me Kurtin

Aktuale September 06, 2024 - 08:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot do të presë në takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Takimi do të zhvillohet nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se ministri turk ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur në aeroport nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. /Zëri