Lajçaku sot në Kosovë
Foto:Laura Hasani

Lajçaku sot në Kosovë

Aktuale September 06, 2024 - 08:09

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot mbërrin në vendin tonë.

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj radhe, siç raportohet, Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin.