Gabimi i Kurtit në zgjidhjen e detyrës, Nagavci me shaka: Ku gabon kryeministri
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, sonte, ndër të tjera foli edhe në lidhje me gabimin e kryeministrit Albin Kurtit, në zgjidhjen e detyrës matematikore.
Ajo u shpreh se është gjë e mirë që u diskutua kaq shumë për matematikën dhe sipas saj, tashmë dihet më shumë në lidhje me të.
“Cilin gabim? Ku gabon kryeministri? Përtej satirës ishte një atmosferë shumë e mirë, inaugurimi i dy shkollave të reja për nxënësit, shkollat ku kanë mësuar fëmijët deri dje në Podujevë, kanë qenë shkolla shumë të vjetra, të një cilësie shumë të dobët dhe kushtet për fëmijë tani janë shumë të mira”.
“Ndërkaq, përtej humorit, kryeministri e pati një sqarim të vetin për këtë dhe i dha të gjitha detajet, por unë konsideroj se është një gjë shumë e mirë që u diskutua kaq shumë për matematikën dhe e mira e gjithë kësaj është që për ekuacionet me një të panjohur tashmë dinë shumë më shumë dhe ka më shumë diskutime”, është shprehur ajo në Klan Kosova.