Osmani e pret në takim Nadia Murad, një prej zërave më të fuqishëm për viktimat e dhunës seksuale
Aktuale
September 05, 2024 - 18:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nobelisten Nadia Murad, një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani ka thënë se Murad sot ishte në Kosovë që t’i bashkojnë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej.
“Ajo sot ishte në Kosovë që t’i bashkojmë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej. Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë”, ka shkruar Osmani.