Flamuri i Kosovës vendoset edhe në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës
Në objektin, që strukturat ilegale serbe e shfrytëzuan deri më 30 gusht, si komunë paralele në Lagjen e Boshnjakëve në veriun e Serbisë, Policia e Kosovës sot ka vendosur flamurin, simbolin shtetëror të Kosovës.
Siç njofton Telegrafi, policia gjithashtu ka larguar materialet dhe gjësende të tjera që ishin brenda objektit që u shfrytëzua nga strukturat paralele në Lagjen e Boshnjakëve.
Në të njëjtën kohë policia e ka rrethuar me shirit objektin, me qëllim që të pamundësohet qasja në të.
Pas mbylljes së e pesë institucioneve paralele serbe në veri të vendit, policia ka nisur me vendosjen e simboleve shtetërore të Kosovës pranë dhe në objektet e tjera në veri, që u shfrytëzuan nga strukturat ilegale serbe.
Autoritetet shtetërore të Kosovës i kanë mbyllur më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit që kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Institucionet e mbyllura janë Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.