KEK-u e pranon se B1-shi emetoi më shumë tym, thotë se po koordinohet me BE-në për implementimin e filtrave
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se që nga kthimi i njësisë B1 në operim më 18 gusht të këtij viti e deri më 3 shtator, kjo njësi ka pasur emetime pak më të theksuara se zakonisht.
Por, sipas KEK-ut, kjo është eliminuar falë gatishmërisë dhe angazhimit të stafit të Termocentralit Kosova B.
“Megjithatë duhet pas parasysh edhe faktin se TC Kosova B operon me pajisje dhe komponentë të elektrofiltrave si ato mekanike ashtu edhe elektrike me vjetërsi prej mbi 40 vjeçare”.
“Për më tepër, jemi duke i koordinuar veprimet me zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për fillimin e implementimit të projektit të elektrofiltrave ne dy njësit e prodhimit (B-1 dhe B-2), kur edhe pritet që TC Kosova B të operojë në përputhje të plotë me direktivat e BE sa i përket emetimeve”, thuhet në njoftim.