Osmani: Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura
Aktuale
September 05, 2024 - 15:16
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Osmani është shprehur se në mbrojtjen e vlerave evropiane Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura.
“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, duke përfshirë procesin e shtetformimit, shtetndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, shkroi Osmani, duke shtuar se do të vazhdojë angazhimin për forcimin e raporteve ndërshtetërore. /Zëri