250 fëmijë me asistencë sociale në Gjilan pajisen me çanta dhe materiale shkollore
Aktuale
September 05, 2024 - 09:37
Nxënësit me kushte jo të mira meteriale po furnizohen me çanta e materiale të tjera për të vijuar mësimet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po vazhdon mbështetja për 250 fëmijë nga familjet me asistencë sociale, të cilët po pajisen me çanta dhe materiale shkollore.
Ai më tej tregon se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën.
“U urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”, tha Hyseni.
I pari i Komunës falënderoi organizatën “Islamic Relief Kosova” për bashkëfinancimin e këtij projekti, e cila ka kontribuuar të shohim kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve sot. /Zëri